Ambasadori i BE-së në RMV, Michalis Rokas, vlerëson se urimet e dërguara nga politikanët maqedonas për zgjedhjen e qeverisë së re në Bullgari janë të mirëseardhura.
Gjatë vizitës së sotme në Kumanovë, Rokas tha se edhe pas zgjedhjes së qeverisë së re në Bullgari, në fokus të delegacionit të BE-së në vend është ndihma në realizimin e reformave.
“Fakti është se ne kemi një qeveri të re në Bullgari, pashë mesazhet e urimit që u shkëmbyen, gjë që është shumë e mirëpritur. Nga ana jonë, si delegacion i BE-së, ne do të fokusohemi në ndihmën e vendit në zbatimin e reformave.
Siç e kam thënë tashmë, ekziston një moment i madh dhe një mundësi e madhe për zgjerimin e BE-së. Kryeministri ka qenë tashmë dy herë në dhjetor në Bruksel, ndaj ka një aktivitet të dendur diplomatik.
Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë këtu është se çfarë është ky aktivitet diplomatik, duke ndihmuar për të kapërcyer këtë problem dhe për të ecur përpara. Ne po fokusohemi në realizimin e reformave dhe në veçanti axhendën e reformave, e cila u miratua nga Qeveria”, tha ambasadori i BE-së Rokas./Telegrafi/