Rojet kufitare në Luhansk të Ukrainës kanë realizuar një sulm me dronë të armatosur me granata duke goditur kështu trupat ruse.
Pamjet e publikuara më poshtë nga rojet kufitare ukrainase, shfaq ushtarët e Ukrainës duke përdorur dronët e armatosur me granata për të hedhur në erë ushtarët rusë në Luhansk.
Ata lëre që po i shfrytëzojnë këta dronë të vegjël për vëzhgim, por me disa modifikime kanë arritur t’i shndërrojnë në armë vdekjeprurëse, transmeton Telegrafi.
Operatorët e dronëve shihen duke montuar granatat dhe më pas i ngritin në ajër. Sapo i lokalizojnë ushtarë rusë nëpër istikame, i godasin rëndë.
Madje hedhja e granatave bëhej me precizitet të lartë, kurse ushtarëve rusë nuk u jepte as kohë që të fshihen apo ikin. /Telegrafi/