Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi për çështjen e targave.
Ai ka thënë se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë thënë se është shenjë e mirë për bisedimet e mëtejme për çështjet e pazgjidhura.
“Një lajm i mirë me të vërtetë dhe gjithashtu një shenjë e mirë për bisedimet e mëtejshme për çështjet e pazgjidhura”, shkruan Rohde.
Ndryshe, Kosova dhe Serbia, të mërkurën mbrëma kanë arritur marrëveshje për targat, në Bruksel.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, ka bërë të ditur se kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, nën lehtësimin e BE-së, kanë rënë dakord për masat, për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për t’u përqendruar plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.
“Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve”, tha ai.
Good news indeed and also a good sign for the further upcoming talks on outstanding issues. https://t.co/Vk0qZi7pwc
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) November 24, 2022