Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Gjermania mbetet e përkushtuar për mbështetur KFOR-in.
Kjo sipas tij kjo riafirmohet edhe me rritjen e fundit të kontingjentit gjerman.
“Gjermania mbetet e përkushtuar për të mbështetur KFOR-in dhe zbatimin e misionit të tij, siç riafirmohet nga rritja jonë e fundit e ndjeshme me kontingjent”, ka shkruar Rohde, transmeton Telegrafi.
Ai ka uruar komandanti e ri të KFOR-it, gjeneralmajorin e ushtrisë italiane, Enrico Barduani, i cili e ka marrë edhe zyrtarisht detyrën e shefit të misionit të NATO-s në Kosovë.
Grateful to MajGen Ulutaş for his outstanding service as COMKFOR and a warm welcome to his successor, MajGen Barduani.
🇩🇪 remains dedicated to supporting @NATO_KFOR and the implementation of its mission, as reaffirmed by our recent significant increase in the 🇩🇪 contingent. https://t.co/6KDGrdMdqT— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) October 11, 2024
Barduani është përshkruar si njohës i mirë i rajonit të Ballkanit.
Këtë pozitë për një vit e ka pasur gjeneralmajor i ushtrisë turke, Ozkan Ulutash.
Ulutash e ka përmendur që KFOR-i përkrah plotësisht dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si platformën e vetme për zgjidhje të të gjitha mospajtimeve mes dy palëve.
Ai është nderuar me medalje për përkushtimin e tij në këtë, dhe misionet tjera të NATO-s.
Krerët më të lartë të shtetit kanë marrë pjesë në këtë ceremoni, përfshirë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti. /Telegrafi/