Rodri shpreson të rikthehet në lojë përpara fundit të sezonit pasi pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar anterior (ACL) në gjurin e tij të djathtë gjatë barazimit 2-2 me Arsenalin në shtator.
Pavarësisht se Pep Guardiola fillimisht deklaroi se lëndimi do ta përjashtonte atë për pjesën tjetër të sezonit, Rodri synon të bëjë një rikthim.
“Objektivi im është të rikthehem këtë sezon”, ka thënë fillimisht Rodri për BBC.
“Unë nuk heq dorë nga ky sezon, por nuk dua të bëj asnjë gabim. Objektivi im për t’u kthyer është në gjashtë apo shtatë muaj”.
“Po ja kaloj shumë më mirë nga sa e kam menduar, pjesën tjetër po e shijoj, nëse është e mundur ta them kështu”.
“Ndjenja ime ishte, jo si një çarje, gjuri ishte i qëndrueshëm. Kisha besim se nuk ishte shumë keq. Por tani kam një mentalitet pozitiv dhe kaq”.
“Një muaj e gjysmë ishte i keq për sa i përket dhimbjeve, nuk mund të ecja, por tani është më lehtë”, përfundoi ylli i Cityt. /Telegrafi/