Në hapësirat e konferencës CES, vizitorët kanë mundësi të takohen me robotin “me fytyrë” të Arnold Schwarzenegger, i cili tregon barsoleta dhe u përgjigjet pyetjeve, si: “Cili është shteti më i madh në botë” e “Çfarë mendon për njerëzit?”.
Kompania ruse e zhvillimit të robotëve, “Promobot”, këtë robot të njohur e ka quajtur “Android Robo-C”.
Nuk është hera e parë që “Promobot” paraqitet në këtë konventë, por kjo është hera e parë që prezantohet me robotin Android Robo-C.
Ai është paraqitur si asistent antropomorf i zyrës, puna e të cilit është që të t’u përgjigjet pyetjeve të përdoruesve, ndërsa e ka mundësinë të lidhet edhe me pajisjet ‘smart’ të shtëpisë.
Prodhuesit e këtij roboti shpresojnë të shesin rreth 100 robotë deri në vitin e ardhshëm, por nuk do të jetë punë e lehtë pasi çmimi i një roboti të tillë është 25.000 dollarë (22.500 euro).
Nuk ka dyshim që frymëzimi u ka ardhur nga filmat “Terminator”, ku Schwarzenegger luan rolin e robotit nga e ardhmja. /Telegrafi/
https://youtu.be/QdrfNiATwKw