Roberto Martinez ka shpjeguar arsyen pse Cristiano Ronaldo merr ende ftesë nga Portugalia ani pse është 40-vjeçar.
Pasi bëri debutimin e tij me kombëtaren në vitin 2003, Ronaldo vazhdon të ftohet nga shteti i tij 22 vite më vonë.
Ronaldo ka 217 paraqitje në emrin e tij dhe ka realizuar 135 gola, duke u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në futbollin ndërkombëtar.
Pavarësisht moshës së tij, ai po vazhdon ta dëshmojë prezencën e tij për Portugalinë dhe Al-Nassr, me qëllimin që të arrijë shifrën e 1000 golave në karrierë.
Përzgjedhësi i Porutgalisë, Martinez ka thënë për Coaches Voices arsyen pse ai vazhdon ta ftojë pesë herë fituesin e Topit të Artë.
“Kur flas për një lojtar si Cristiano Ronaldo, unë gjithashtu e vlerësoj atë në bazë të tri aspekteve kryesore. Talenti i tij është i padiskutueshëm, ai është njëri prej më të mirëve në histori të futbollit”.
“Eksperienca e tij është po ashtu unike, lojtari i vetëm që ka luajtur në gjashtë kampionate evropiane dhe ka më shumë se 200 ndeshje”.
“Por çfarë qëndron më së shumti është përkushtimi i tij. Pasioni i tij për ta përfaqësuar Portugalinë motivon gjithë ekipin”.
“Ai nuk është pjesë e ekipit sot për atë që ka qenë më përpara, por për atë që vazhdon të jetë, golashënuesi më i mirë me 17 gola në 21 ndeshjet që i kemi luajtur në dy vite”, ka thënë Martinez.
Ronaldo dhe Portugalia po bëhen gati për dy ndeshjet ndaj Danimarkës në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kombeve./Telegrafi/