Roberto Firmino është zyrtarizuar te skuadra e re pas tetë viteve të kaluara në Anfield si futbollist i Liverpoolit.
Sulmuesi brazilian ka vendosur ta vazhdoj karrierën në Arabinë Saudite, ku është prezantuar nga skuadra arabe Al-Ahli.
Te Al-Ahli, Firmino bashkohet me ish-portierin e Chelseat, Edouard Mendy i cili iu bashkua kësaj skuadre disa ditë më parë.
Si Señor 🫡🪄#WelcomeFirmino pic.twitter.com/jZGcJXCUon
— النادي الأهلي السعودي (@ALAHLI_FC) July 4, 2023
31-vjeçari është prezantuar te skuadra e re, teksa ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me Al-Ahlin.
Megjithatë nuk janë dhënë detaje për paratë se sa miliona do t’i fitojë braziliani gjatë qëndrimit në Arabinë Saudite.
📸 الـديـنـاميـت فيرمينو يوقع رسمياً لـ #الأهلي 🇧🇷 🪄🫡#WelcomeFirmino pic.twitter.com/zwtfkx37ZA
— النادي الأهلي السعودي (@ALAHLI_FC) July 4, 2023
Interesim për reprezentuesin brazilian kanë shfaqur edhe dy skuadrat tjera arabe si Al-Ittihad dhe Al-Hilal, por Al Ahli në fund fitoi garën dhe tani ka brazilianin në radhët e veta.
Kjo skuadër është në bisedime të avancuara edhe me yllin algjerian të Manchester Cityt, Riyad Mahrez. /Telegrafi/