Site icon Telegrafi

Robert Mormando: Jam homoseksual

Një gjë e tillë nuk është pranuar asnjëherë nga krerët e mëparshëm të mafisë italiane, sepse kodi i nderit nuk ua lejonte disa veprime që i cilësonin të tepruara. Mormando ka pranuar gjithashtu se ka marrë pjesë në një përleshje të ndodhur në vitin 2003 në Queens.

I arrestuar prej kohesh, ai është shprehur i gatshëm të bashkepunoje me drejtësinë vendase, për të përfituar ulje dënimi.

“Ka disa rregulla ndaj të cilave një anëtar i mafisë duhet të jetë korrekt. P.sh. jo mjekër, jo lidhje me gruan e një bosi tjetër, jo bashkëpunim me forcat e rendit. Në rregulla të tilla bazohet Omerta, kodi i heshtjes”, ka thënë para gjykatësit i penduari, i cituar nga gazeta “New York Times”.

Por anëtarët e bandave italiane kanë edhe një rregull mjaft të fortë, “të jesh një burrë i vërtetë”, sepse në kulturën mafioze, homoseksualiteti konsiderohet si një dobësi.

“Mafia bazohet në respektin mes burrave”, ka deklaruar kohë më parë avokati i bosit të njohur, John Gotti. /NYT/TCH/Telegrafi/

Exit mobile version