Site icon Telegrafi

RMV, dy nga tre aeroplanët për shuarje të zjarreve deri në qershor për riparim në Kroaci

www.richard-seaman.com

Në riparim në Kroaci deri në fund qershorit do të jenë dy nga tre aeroplanët për shuarje të zjarreve “er traktor” të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH). Nga DMSH thonë se janë të përgatitur për verën dhe rrezikun potencial nga zjarret, ndërsa janë formuar edhe ekipe kujdestare, shkruan sdk.mk.

Viteve të kaluara zjarret kanë shkaktuar dëme edhendaj ekonomisë dhe mjedisit jetësor, duke shkatërruar sipërfaqe të mëdha të pyjeve. Pyjet në rajonin e Berovës, rrethina e Liqenit i Velesit “Mlladost”, u shkatërruan nga zjarri.

“Drejtoria ka tre aeroplanë ‘er traktor’, me ngarkesë nga tre mijë tonë. Njëri aeroplan është në aeroport dhe i gatshëm të fluturojë nëse ka nevojë. Dy të tjerët janë në riparim në Kroaci dhe duhet të përfundojnë deri nga fundi i qershorit. Të gjithë tre aeroplanët janë furnizuar nga Spanja. Nga viti në vit, kemi rezultate gjithnjë e më të mira në ballagaqimin me zjarret. Sivjet formuam tetë ekipe me nga tetë persona, me automjet zjarrfikës, të cilët janë të trajnuar. Për dy orë mund të mbërrijnë në vendin e zjarrit, ata janë në gatishmëri për t’i thirrur”, thotë Dimçe Mitevski nga DMSH.

Në kuadër të këtyre përgatitjeve për ballafaqim me fatkeqësi elementare, DSHM në Veles ka mbajtur stërvitje me temë për ballafaqim me pasoja për tërmetet. Janë planifikuar tetë stërvitje në po aq qytete, në Veles ka qenë e katërta dhe kanë marrë pjesë pjesëtarë të DSHM-së, të shoqatës për shpëtim në ujë, vullnetarë të Kryqit të Kuq, zjarrfikës, të Ndihmës urgjente, policisë. Përveç nga Velesin, kishte pjesëmarrës edhe nga Gjevgjelia.

“U përgatitëm dy muaj, çdo fundjavë. Me këmbëngulje, banorët e Velesit kanë mundur këtë ta shohin. Shpreson se të pranishmit kanë mundur ta shohin gatishmërinë që të intervenojmë në rast nevoje”, tha Angel Panovski nga Shoqata për siguri të ujit.

Exit mobile version