Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha sot se 101,41 milionë euro është fitimi në ndërmarrjet publike qendrore të Republikës së Kosovës në vitin 2022!
Ajo në një postim në Facebook shkruan se në mbledhjen e fundit të Qeverisë miratuan Raportin vjetor të performancës së ndërmarreve publike për vitin 2022.
“17 ndërmarrjet publike të cilat i raportojnë Ministrisë së Ekonomisë kanë mbyllur vitin 2022 me 101,41 milionë euro fitim, rritje domethënëse në krahasim me fitimin prej 21.3 milionë në vitin paraprak. Kjo përkundër faktit që subvencionet janë ulur në 12 milionë nga 22.2 milionë sa kanë qenë në vitin 2021.
Dita ditës, fitimi i ndërmarrjeve tona publike po rritet, performanca e tyre po përforcohet e shërbimet e tyre po përmirësohen!”, shkruan ministrja. /Telegrafi/