Site icon Telegrafi

Rizoto me spinaq: Një pjatë e shkëlqyer dhe e shijshme pa mish, me shije fenomenale

shutterstock

Kur keni spinaq, kombinoni me oriz, janë një tandem i shkëlqyer për një drekë të mirë

Përbërësit:

* 1/2 kg spinaq
* 4 thelpinj hudhër
* 300 gr oriz
* 10 g gjalpë
* 2-3 lugë vaj
* 2 lugë të plota djathë parmigiano të grirë
* 2 kubikë supë me perime
* kripë, piper
* sipas dëshirës pak arrëmyshk

Përgatitja:

1. Pastroni, lani dhe kulloni spinaqin, e prisni imët dhe më pas skuqeni në vaj. Nëse është i ngrirë, vendosni direkt në vaj. Kur lëngu të avullojë, shtoni hudhrën e grirë dhe orizin, kripën, përzieni dhe ziejini në zjarr të ulët, duke shtuar, sipas dëshirës, supën që keni përgatitur më parë.

2. Në fund të zierjes grini pak arrëmyshk, piper dhe i përzieni me parmixhan të grirë.

3. Hiqeni nga zjarri, shtoni një copë gjalpë, e trazojeni dhe e lëreni të qëndrojë e mbuluar për disa minuta dhe më pas e shërbejeni.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.

Exit mobile version