Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka provuar së fundmi një aventurë të re.
Ajo së fundmi është duke qëndruar në Amerikën e jugut, ndërsa gjatë ditës së shtunë ka marrë pjesë në një prej garave të Formula E.
Rita e cila është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, ka ndarë me ndjekësit e saj momentet e këndshme që kaluar sot në Santiago të Chilet.
Këngëtarja shqiptare është dukur mjaft atraktive e veshur me një fustan rozë të shkurtër, dhe me modelin e flokëve të lëshuara.
Ajo ka shijuar një shëtitje me Alejandro Agag, CEO-n e Formula E, në një xhiro me shpejtësi të madhe.
“Ditë e mrekullueshme te Formula E, faleminderit shumë për ftesën”, ka shkruar Ora në Instagram.
E njëjta është duke promovuar albumin e saj “Phoenix” në një tur gjigant koncertesh, të cilin do ta nisë nga Australia, duke vazhduar më pas me Azinë dhe Evropën. /Telegrafi/