Site icon Telegrafi

Rita Ora: Urime Ditën e Pavarësisë vendit tim

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, nuk lë anash asnjëherë e nuk harron datat e rëndësishme.

Ajo ka uruar të gjithë përmes rrjeteve sociale me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Ylli, që ka bërë krenarë shqiptarët, ka ndarë disa momente në Instagram – aty ku ndiqet nga miliona njerëz.

Foto: Screenshot/Instagram

“Urime Ditën e Pavarësisë vendi im”, ka qenë përshkrimi që ka vënë sipër imazhit.

Lexo po ashtu Rita Ora rishpërndan në Instagram fotografitë nga vizita e saj e fundit në Kosovë dhe takimi me Kryeministrin Kurti

Ora vlen të ceket se ka performuar në një koncert special në nder të dekadës së Pavarësisë para mijëra njerëzve në Sheshin e Prishtinës.

Foto: Screenshot/Instagram

E njëjta mbahet mend si këngëtarja e parë shqiptare që tejkaloi kufijtë ndërkombëtar të muzikës, duke u kthyer në një nga emrat më të suksesshëm.

Më pas ka qenë Dua Lipa, Bebe Rexha, Ava Max e shumë që kanë ‘shpërthyer’ në tregun botëror. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram
Exit mobile version