Site icon Telegrafi

Rita Ora publikon të tjera fotografi nga paraqitja atraktive në ‘Glastonbury 2023’

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka kënduar së fundmi në festivalin Glastonbury 2023.

Ajo u ngjit në skenë për t’iu bashkuar DJ-it të famshëm, FatBoy zskim, për të interpretuar së bashku këngën e tyre më të fundit, “Praising You”.

Rita dhe FatBoy Slim “elektrizuan” skenën e atij që njihet si një ptej festivaleve më të mëdha në Britaninë e Madhe.

Vet 32-vjeçarja ka ndarë me ndjekëdit e saj në rrjetet sociale disa fotografi nga paraqitja në Glastonbury 2023.

Ajo u shpreh e kënaqur nga mikpritja që ia bënë fansat në festivalin ku interpretuan yje të shumtë të muzikës.

Ora do të publikojë albumin e saj të ri, njëherësh të tretin në karrierë, “You & I” më 14 korrik. /Telegrafi/

Exit mobile version