Rita Ora ka një fillim të fortë në vitin 2023.
Këngëtarja shqiptaro-britanike, 32 vjeçe, publikoi një video në rrjetet sociale të martën në të cilën u fotografua së bashku me bashkëshortin e saj Taika Waititi, 47 vjeç, në plazh duke parë një ndezje fishekzjarresh.
Videoja e cila zgjati vetëm pak sekonda shfaqte pak nga kënga e saj e re, teksa në mbishkrimin e saj shkruhej: “Befasi, Unë po kthehem, ‘You Only Love Me’, XX/01/23 #RO3”, shkruan DailyMail.
Në video, Rita dukej me kaçurrelat e saj voluminoze teksa kishte vënë një gjerdan të madh në formë kryqi, ndërsa puthte burrin e saj gjatë kohës që ishin të rrethuar nga persona të tjerë në breg të oqeanit.
Këngëtarja ka qenë aktive në rrjetet sociale ditët e fundit, duke publikuar një sërë fotografish magjepsëse nga plazhi nga pushimet në St Barts, duke veshur një sërë bikini dypjesëshe teksa ndodhej në rërën e plazhit.
Ora dhe fituesi i çmimit “Oscar” me prejardhje nga Zelanda e Re u martuan vitin e kaluar në një ceremoni të vogël në Londër në gusht. Një burim i tha tabloidit britanik The Sun në atë kohë: “Ishte një ceremoni vërtet intime dhe super e veçantë për të gjithë atje. Më të afërmit dhe më të dashurit e tyre që mund ta shohin se sa çmendurisht të dashuruar janë”.
Ata fillimisht u lidhën me njëri-tjetrin në prill të vitit 2021 dhe debutuan si çift në në tapetin e kuq në premierën e filmit “The Suicide Squad” në Los Angeles.
Në nëntor, Waititi – i cili ka qenë regjisor i filmave “Thor: Love and Thunder”, “Thor: Ragnarok” dhe “Jojo Rabbit” – zbuloi se aktori Robert Pattinson luajti rolin e ndërmjetësit mes çiftit, pasi ishte ai i cili i njohu ata mes vete për herë të parë. /Telegrafi/