Site icon Telegrafi

Rita Ora me mbishkrim kontrovers në fotografinë pranë të famshmëve në MET Gala

Char Defrancesco, Kate Moss, Rita Ora, Lizzo dhe Marc Jacobs në MET Gala (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, pati një paraqitje të shkëlqyer në mbrëmjen më të madhe të vitit, MET Gala.

E veshur me një fustan ngjyrë ari dhe prerje përgjatë trupit, Ora vuri mjaft mirë në pah linjat e saj atraktive.

Rita Ora në MET Gala (Foto: Neilson Barnard/Getty Images/Guliver)

Ajo është shoqëruar në tapetin e kuq të eventit nga modelja e njohur, Kate Moss.

Ndërkohë, bukuroshja Ora ka publikuar një fotografi të përbashkët në rrjetin social Instagram, ku shfaqet në prani të yjeve si: Lizzo, Char Defrancesco, Kate Moss dhe Marc Jacobs.

Këngëtarja shqiptare e ka shoqëruar këtë fotografi me një mbishkrim kontrovers, duke shkruar se askush nuk duhet të ngatërrohet me ta.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë komentet nga ana e fansave, të cilët mes të tjerash kanë pëlqyer dukjen glamuroze të Ritës në MET Gala. /Telegrafi/

Rita Ora dhe Kate Moss (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version