Rita Ora ndodhet në Australi për xhirimet e spektaklit “The Voice Australia”.
Dhe ylli shqiptaro-britanik i muzikës pop shijoi një dalje solo pa bashkëshortin Taika Waititi të premten mbrëma, ku dëgjoi muzikë të zhanrit ‘house’ me disa miq.
32-vjeçarja u drejtua për në Continuum, të drejtuar nga Sydney DJ Netanel, në ambientet e modës Bedouin, ku u ul në një qoshe që të mosa dukej nga publiku, shkruan DailyMail.
Ajo piu një shishe ujë dhe bisedoi me miqtë e saj, por shpesh shpërqendrohej nga iPhone-i i saj.
Ajo ishte veshur elehante, me një ansambël të zi, pa mëngë dhe i la kaçurrelat e saj të rrjedhin poshtë fytyrës së saj, duke veshur më vonë një xhaketë të kuqe.
Bukuroshja së fundmi ka mbërritur në Sydney me bashkëshortin e saj, regjisorin nga Zelanda e Re, Taika Waititi.
Çifti u martuan gjatë verës, me Ritën e cila zbuloi se nuk donte ndonjë ‘vëmendje të veçantë’ atë ditë.
Ajo tha për revistën Glamour së fundmi në një intervistë: “Disa femrave u pëlqen të ndiejnë atë vëmendje vërtetë të veçantë atë ditë. Dhe të gjithë janë të ndryshëm”.
“Dhe për mua – mendoj se me punën time, është e gjitha… është shumë e drejtuar nga vëmendja – kështu që doja ta mbaja private sepse jeta ime dhe karriera ime nuk janë të tilla”. /Telegrafi/