Site icon Telegrafi

Rita Ora dhe Billie Eilish janë dy artistet e vetme që kanë debutuar pas vitit 2010 dhe që kanë siguruar performancë në Oscars

Rita Ora, Billie Eilish (Foto: Getty Images/Guliver)

Billie Eilish është padyshim artistja e momentit. Pasi shkroi historinë në edicionin e sivjetmë të Grammy Awards (ku i fitoi pesë çmime), ajo do të performojë edhe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar.

Tashmë është konfirmuar se këngëtarja do të performojë në evenimentin e organizuar nga ‘Academy of Motion Picture Arts and Sciences’ më 9 shkurt.

Lajmin e ka konfirmuar Akademia, por edhe vet 18-vjeçarja përmes postimeve në rrjetet sociale.

Një fakt interesant është se në këtë mënyrë, Eilish i bashkohet Rita Orës, si dy këngëtaret e vetme që kanë debutuar në skenë pas vitit 2010 e që performojnë në Oscars.

Këngëtarja shqiptare u bë e njohur në vitin 2012, ndërsa në vitin 2015 e interpretoi në skenën e Oscars këngën “Grateful”, e cila ishte edhe e nominuar për çmimin prestigjioz. /Telegrafi/

https://twitter.com/ora_empire/status/1223602967338790912

Exit mobile version