Telegrafi

Rishfaqet Heidi Baci, pritet të kthehet me një emision

Heidi Baci

Rreth modeles shqiptare dhe ish-konkurrentes së Big Brother VIP Albania 3, Heidi Bacit, këto ditë ka pasur aludime të shumta.

Ajo u tha se u nda nga Romeo Veshaj, pasi nuk bëri asnjë urim në përvjetorin e tij të lindjes, ndonëse muajt e fundit i kanë kaluar vazhdimisht bashkë.

Megjithatë, ajo duket se ndodhet në Shqipëri dhe se do të nisë një jetë të re atje.

Foto: Kryefjala.com

Kryefjala së fundmi ka siguruar një fotografi të biondes, gjersa u pa në ambientet e Top Channel.

Sipas tyre, ajo do të bëjë audicionet për të qenë një nga moderatoret e programit “Portokalli”.

Sidoqoftë, pritet të shihet nëse kjo do të jetë e vërtetë, pas largimit të Xhemi Shehut.

Nga Top Channel raportohet se janë larguar edhe vëllezërit Veshaj, Donaldi dhe Romeo. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram