Në rrjetet sociale është postuar një filmim i bërë në vitin 1982, ku një kangur i lidhur me zinxhirë rrah stërvitësit e tij në një televizion të Shteteve të Bashkuara.
Kafsha me doreza boksi nuk ka qëndruar si duhet dhe s’i ka përfillur urdhrat e pronarëve, duke i qëlluar dhunshëm gjatë emisionit të drejtpërdrejt, transmeton Telegrafi.
Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni kangurin duke e qëlluar fillimisht gruan e quajtur Irene, e më pas edhe burrin e saj.
Derisa prezantuesi arrin të ruajë distancën, mysafirët e tij rrihen brutalisht nga kafsha që kishte humbur kontrollin.
Nuk bëhet e ditur, pse është rishfaqur tani ky xhirim që ishte pjesë e një emisioni para 34 vitesh, por po pëlqehet shumë duke bërë xhiro në internet. /Telegrafi/