Manchester United është rikthyer te fitoret në Ligën Premier pas tre ndeshjeve, teksa ka mposhtur Ipswich Town me rezultat të ngushtë 3-2.
Megjithatë legjenda e Manchester United, Rio Ferdinand ka dhënë një deklaratë interesante se katër lojtarë të Djajve të Kuq nuk kanë asnjë shans për të pasur sukses nën drejtimin e Ruben Amorim.
“Unë e pashë Sportingun disa herë, veçanërisht në Evropë. Ata ishin një ekip atletik, dinamik. Ky ishte një nga elementët kryesorë të atij ekipi, shenjat dalluese të atij ekipi të mirë që po fitonte gjëra”, shpjegoi Ferdinand.
“Ky ekip i Manchester United nuk është një ekip i lëvizshëm dhe dinamik”, deklaroi Ferdinand.
Legjenda angleze ka thënë se janë katër lojtarë si Joshua Zirkzee, Matthijs de Ligt, Harry Maguire dhe Rasmus Hojlund që nuk mund të kenë sukses nën urdhrat e Ruben Amorim.
“Nëse shikoni rrahjet e zemrës së këtij ekipi, ata kanë cilësi të tjera, por të qenit fizik, të kenë aftësinë për të kapërcyer skuadrat fizikisht – ata nuk e kanë atë kapacitet”.
“Jo, Zirkzee, De Ligt, Maguire, Hojlund, nuk është loja e tyre. Kështu që unë mendoj se ai duhet të gjejë ata lloj lojtarësh me aftësitë për të kryer jo vetëm taktikisht atë që ai dëshiron, por edhe fiziku është po aq i rëndësishëm”, deklaroi legjenda angleze.
Këmbëngulja e Amorimit për një kalim në sistemin 3-4-3 do të thotë që United do të duhet të jetë sërish aktiv në tregun e transferimeve këtë verë. /Telegrafi/