Legjenda e Manchester United, Rio Ferinand, ka këshilluar Marcus Rashford që t’i përgjigjet trajnerit Ruben Amorim, pas komenteve që ky i fundit bëri për sulmuesin anglez.
Muajin e kaluar, Rashford u la jashtë nga Amorim për derbin që Unitedi e zhvilloi ndaj Manchester Cityt.
Që prej atëherë, 27-vjeçari nuk ka luajtur për ‘Djajtë e Kuq’ dhe është lidhur fortë me një largim nga ‘Old Trafford’.
Mbrëmjen e së dielës, pas fitores së United me rezultat 1-0 ndaj Fulhamit, Amorim nuk u kursye aspak dhe tha se do preferonte të luante me trajnerin 63-vjeçar të portierëve se sa Rashford.
“Nëse do të isha ai lojtar dhe trajneri ta thotë atë për zemrën time, krenarinë time, egon time – turp”.
“Për dikë që ta vë në pikëpyetje përkushtimin tënd, apo a jep 100 për qind për skuadrën, ju nuk duhet të tërhiqeni”.
“Ne të gjithë kemi ditë apo momente kur nuk luajmë mirë, kemi mungesë besimi, por përpjekja nuk është një ndër gjërat që do të doja të dëgjoja se një trajner thotë se më mungon”.
Ferdinand ka thënë se nëse ai do të ishte në këpucët e Rashford, do ta kërcënonte trajnerin me padi.
“Nëse nuk do të ishte e vërtetë dhe ishte unë ai për të cilin kishte fjalën, unë do të mbaja një konferencë për shtyp. Do të dilja dhe do të thosha, ‘Ju nuk mund të flisni ashtu për mua para mediave’”.
“Ai duhet të tërhiqet nga ato fjalë ose përndryshe unë do ta padisë atë”, ka thënë Ferdinand./Telegrafi/