Rio Ferdinand ka kritikuar mediat anën e mbanë globit për qasjen e tyre ndaj Cristiano Ronaldos.
Legjenda e Manchester United ka thënë se kur lojtarët e tjerë që ishin në përfundim të karrierave të tyre shkuan në ligat tjera jashtë Evrope nuk u kritikuan, ndërsa për yllin portugez po ndodh e kundërta.
“Mediat janë të turpshme. Kur Rooney, Beckham, Lampard dhe Gerrard shkuan në Amerikë, ata thanë se ishte një mënyrë e shkëlqyer për t’i dhënë fund karrierës së tyre, për të fituar shumë para në një ligë që nuk është aq konkurruese sa e meritonin. Kjo është gjithçka që kam lexuar në media”, ka thënë Ferdinand për BT Sport.
“Por kur Cristiano Ronaldo vendosi ta bënte këtë, u bë një turp dhe një fatkeqësi e gjitha sepse ai shkoi në Arabinë Saudite”.
“Më vjen mirë që më në fund është i lumtur. Për çdo futbollist, pavarësisht nivelit të tij, lumturia dhe të qenit i kënaqur në mjedisin ku luajmë është një nga gjërat më të rëndësishme”.
“Ai nuk ka qenë i lumtur për një kohë, kështu që jam i kënaqur që ai do ta gjejë sërish atë lumturi, edhe nëse është në një klub të papritur”.
“Mirëpo, çfarë aventurë për të të shkojë në Arabinë Saudite, për të zbuluar një ligë krejt të re”, ka shuar më tej ish-bashkëlojtari i Ronaldos. /Telegrafi/