Jamie Vardy është rikthyer të luaj në Ligën Premier, pas një viti të kaluar në Championship me Leicester Cityn e tij.
Sulmuesi veteran qysh në ndeshjen e parë pas rikthimit ka gjetur golin, duke shënuar në barazimin 1-1 me Tottenham Hotspur në King Power Stadium.
Kapiteni me përvojë i Leicesterit, i cili e udhëhoqi këtë skuadër drejt një titulli të bujshëm të Ligës Premier, qëndroi me klubin edhe kur u rrëzua në Champions në maj 2023.
The Jamie Vardy experience (37 years old with no preseason):
• Downs a can of red bull before the second half
• Scores the equaliser against Spurs (earned his team a point)
• Reminds them that he has 1 PL title and they have 0
• Tells Romero to f off pic.twitter.com/S6XVwvNRYF— 🇨🇩🇸🇱 (@8Flavs) August 19, 2024
Ish-reprezentuesi anglez ka shënuar gol për 1:1, e më pas është larguar shumë shpejt nga fusha. Mirëpo, me atë rast ai ka arritur të tallet me tifozët mysafirë në një mënyrë që rrallë i ka shkuar në mendje.
Vardy iu drejtua tifozëve të Tottenham, u tregoi atyre stemën e Ligës Premier dhe më pas tregoi me duar se kishte një titull dhe tifozët e Tottenham nuk e kishin asnjë.
Vardy telling Spurs fans that he has one PL title and they have 0 pic.twitter.com/zhoXKCUZlE
— Renato (@orehnato) August 19, 2024
Kaq ka mjaftuar nga Vardy që video e tij të bëhet virale në rrjetet sociale dhe tallja me tifozët e Spurs të vazhdoj të cilët nuk kanë shijuar kurrë një titull në Ligën Premier.
Tottenham kanë fituar në fakt dy tituj të kampionit, por në vitet e largëta 1951 dhe 1961. Trofeu i fundit që ka fituar skuadra londineze është Carling Cup në sezonin 2007/2008. /Telegrafi/