Rasenball Sport Leipzig është ndalur nga Freiburgu me rezultat 1-1 në kuadër të javës së 26-të në Bundesliga, që solli edhe rikthimin e futbollit në Gjermani që ishte ndërprerë nga coronavirusi nga mesi i muajit mars
Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët që shënuan me anë të Manuel Gulde në minutën e 34-të, e që u asistua nga Vincenzo Grifo.
Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, ndërsa në ty dytën u shënua vetëm një gol.
#Nkunku läuft von links in den Strafraum ein und schlenzt den Ball schön auf das #SCF-Tor. Wieder gehalten.
So langsam haben wir genug starke #Schwolow-Paraden gesehen …#RBLSCF | 57. | 0:1 | #Bundesliga pic.twitter.com/1db8pmx3Op
— RB Leipzig (@RBLeipzig) May 16, 2020
RB Leipzig e filloi pjesën e dytë më mirë, duke kërkuar që të barazonin rezultatin, mirëpo që deri te ai moment shpërdoruar shumë raste.
Ishte minuta e 77-të, kur Yussuf Poulsen i barazoi shifrat në 1-1, duke u gjetur mjaftë mirë nga Kevin Kampl me një top të bukur.
Abpfiff in der #RedBullArena
Wir kommen bei unserem #Bundesliga Re-Start nicht über ein Unentschieden hinaus.#RBLSCF #DieRotenBullen 🔴⚪️ pic.twitter.com/1zw3uDrUkg
— RB Leipzig (@RBLeipzig) May 16, 2020
Vendasit u munduan deri në fund që të përmbysnin rezultatin, mirëpo nuk ia arritën të bënin një gjë të tillë, gjersa mysafirët kishin një gol në anuluar në kohën shtesë të ndeshjes.
Pas javës së 26-të, RB Leipzig gjendet në vendin tretë me 51 pikë, ndërsa në javën e 27-të do të takohet me Mainzin. /Telegrafi/