Ambasadori i Bashkimi Evropian, Silvio Gonzato e ka rikonfirmuar edhe njëherë mbështetjen për institucionet e drejtësisë, teksa ndodhet në të njëjtën tryezë me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe drejtuesin e GJKKO, Erion Bani.
Në tryezën e organizuar nga Qendra për Studim dhe Demokraci, Gonzato e vendosi theksin te rëndësia e besimit në arkitekturën e reformës. Sipas tij pavarësia dhe llogaridhënia janë elementë të domosdoshëm për një shoqëri demokratike, nda BE në vazhdimësi është angazhuar për mbështetje ndaj SPAK.
“Do vazhdojmë punën me SPAK dhe me drejtësinë. Duhet të kemi besim tek arkitektura e reformës në drejtësi. Llogaridhënia dhe pavarësia qëndrojnë në thelb të çdo shoqërie demokratike. Pavarësia duhet që të drejtpeshohet, si përshembull rishikimi i pavarësisë. Të gjithë aktorët kanë rolin e tyre për të luajtur. Kemi parë rezultate në luftimin e krimit e organizuar, atij kibernetik dhe financiar. Do vazhdojmë t’i japim mbështetje reformës në drejtësi”, deklaroi Gonzato.