Site icon Telegrafi

Rihanna shkëlqen për ditën e të dashuruarve me pamje provokuese

Rihanna ndau fotografi të nxehta për Shën Valentin, duke treguar linjat e saj me një veshje provokuese, teksa promovonte produktin e ri të markës së saj, Fenty Hair.

Postimi i saj në Instagram u prit me entuziazëm nga fansat, të cilët ‘e përmbysën’ me komplimente.

Ylli 36-vjeçar shfaqi linjat e saj perfekte me një trup të tejdukshëm dhe tanga me nuanca neutrale, duke nxjerrë në pah të pasmet dhe dekoltenë e saj mahnitëse.

Me flokët e gjatë brune të lëshuara në valë të lehta dhe një grim minimal që theksonte bukurinë e saj natyrale, Rihanna rrezatoi sensualitet dhe elegancë, shkruan DailyMail.

Në videon e saj, superylli shihet duke spërkatur flokët me produktin e ri të ‘Fenty Hair’, ndërsa pozonte me vetëbesim dhe buzëqeshje të ëmbël.

Ndërkohë, ylli i muzikës mori pjesë në gjyqin e partnerit të saj, ASAP Rocky, së bashku me dy djemtë e tyre.

Rocky përballet me akuza për sulm me armë në një incident të vitit 2021 dhe mund të dënohet deri në 24 vite burg.

Ai ka mohuar fajësinë dhe refuzoi një marrëveshje për pranim të fajit.

Gjatë pushimit në gjykatë, Rihanna dhe fëmijët i uruan Rocky-t fat, ndërsa ai i përqafoi përpara se të rikthehej në sallën e gjyqit.

Shfaqja e saj publike përkrah reperit tregon mbështetjen e saj të palëkundur, pavarësisht situatës së tij ligjore.

Ndërkohë, fansat spekulojnë për të ardhmen e çiftit dhe ndikimin e kësaj çështjeje në karrierën e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version