Site icon Telegrafi

Rihanna duket elegante duke dalë nga gjykata me të dashurin ASAP Rocky

Rihanna u shfaq sërish në gjykatë të premten për të mbështetur të dashurin e saj, ASAP Rocky, i cili përballet me 24 vjet burg për sulm me armë.

Superylli i pop-it u pa elegante me një veshje të zezë dhe pantallona lëkure, teksa dilte nga salla e gjyqit në Los Angeles, ndërsa Rocky qëndronte pak pas saj.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers, akuzohet për dy sulme me armë gjysmë automatike ndaj ish-mikut të tij, ASAP Relli, në nëntor 2021, shkruan DailyMail.

Ephron pretendon se Rocky i drejtoi armën dhe e kërcënoi përpara se të qëllonte disa herë, duke e lënduar lehtë në dorë.

Rocky është deklaruar i pafajshëm dhe ka refuzuar një marrëveshje që do ta dënonte me vetëm gjashtë muaj burg.

Rihanna, e cila ka qenë pranë Rockyt që nga arrestimi i tij në 2022, thuhet se hyri fshehurazi në gjykatë për të ndjekur seancën.

Prokurorët pretendojnë se ekziston një video ku reperi shihet duke qëlluar me armë, por avokatët e tij argumentojnë se prova nuk është e mjaftueshme, pasi arma nuk është gjetur kurrë.

Gjyqi vazhdon, ndërsa Rocky, i njohur për stilin dhe karrierën e tij në hip-hop, ka thyer heshtjen vetëm me një mesazh të shkurtë për mbështetësit e tij: “Ju dua”. /Telegrafi/

Exit mobile version