Arsenali triumfoi 2-0 ndaj rivalit lokal Tottenhamit në kuadër të javës së 20-të në Ligën Premier.
Por, me përfundimin e takimit, situata u tensionua dhe duket se Aaron Ramsadale ka provokuar tifozët e Spurs.
Kjo gjë nuk i ka pëlqyer Richarlisonit, i cili është përplasur me portierin anglez.
Derisa dyshja shkëmbyen disa fjalë, një tifoz i Tottenhamit u pa duke shqelmuar gardianin e Arsenalit.
Duket se Tottenhami nuk do të shpëtojë pa gjobë për mos mbarëvajtjen e takimit, derisa dënim mund të ketë edhe ndaj Ramsadale. /Telegrafi/
https://twitter.com/EduardoHagn/status/1614691932713648129