Richarlison pritet të largohet nga Evertoni pas katër viteve qëndrim në Goodison Park.
Sulmuesi brazilian ishte ndër futbollistët më meritor që Evertoni siguroi qëndrimin në elitë edhe për një tjetër sezon, por vet lojtari ka paralajmëruar largimin.
Reprezentuesi brazilian ka folur nga grumbullimi me Kombëtaren e tij duke thënë se tanimë klubi e di vendimin e tij.
“Frank Lampard e di se çfarë dua. Është e vështirë të flas për ndryshim për shkak të historisë që kam në Everton dhe tifozët më duan shumë”.
“Por ia kam bërë të qartë drejtuesve të klubit dhe trajneri Lampard e di se çfarë dua”, ka thënë Richarlison, duke aluduar në largim.
Gara për t’i siguruar shërbimet e brazilianit është e ashpër pasi shumë skudra të mëdha duan shërbimet e tij.
Arsenal, Chelsea, Manchester United dhe Newcastle United e duan transferimin e tij brenda Ligës Premier.
25-vjeçari kërkohet edhe nga gjigantët tjerë evropianë si Real Madrid, Bayern Munich e Paris Saint Germain.
Autori i 11 golave e pesë asistimeve këtë mund të largohet nga Goodison Park vetëm nëse ndonjëra nga skuadrat e interesuara paguajnë shumën e 70 milionë eurove të kërkuara nga Everton. /Telegrafi/