Nuk ka dyshim që Riccardo Calafiori është një nga emrat më të spikatur të Italisë në EURO 2024.
Qendërmbrojtësi i Bolognas, ish-lojtar i të rinjve të Romës dhe ish-mbrojtësi i majtë, është një nga ‘shpikjet’ e Thiago Mottas që e ka çuar klubin ‘rossoblu’ në Ligën e Kampionëve pas një edicioni historik.
Pas kthimit nga një huazim i shkurtër në Zvicër, Calafiori është rritur dhe megjithëse shumë do të mbeten me autogol kundër Spanjës, turneu kontinental konfirmon kapërcimin gjigant që ka bërë ai këtë vit.
“Nuk e di nga e kam marrë energjinë, ishte një lojë e vështirë. Më duhej t’i jepja diçka kësaj skuadre, dhashë gjithçka dhe jam i lumtur që kam kontribuar”, deklaroi ai në Leipzig pas barazimit. kundër Kroacisë.
Two words: RICCARDO CALAFIORI.#CROITA #EURO2024 #Azzurri #VivoAzzurro pic.twitter.com/CLTQrLodqV
— Italy ⭐️⭐️⭐️⭐️ (@Azzurri_En) June 24, 2024
Diçka që spikat edhe nga pamja, janë flokët që fluturojnë në erë (si Paolo Maldini, Alessandro Nesta apo Fabio Cannavaro në të kaluarën).
Ai theu mbrojtjen e rregullt të Kroacisë në minutën e 98-të. Driblim dhe avancim nga një qendërmbrojtës dhe më pas asistim te Mattia Zaccagni i cili shënoi për 1-1 dhe Italia kaloi tutje si e dyta.
Calafiori u largua nga Roma nga Jose Mourinho, por ka rilindur dhe ka rifilluar karrierën e tij (dhe në çfarë mënyre) me vetëm 22 vjeç.
“Doja të kompensoja pas autogolit, mund të ndihmoj kombëtaren dhe mendoj se bëra mirë”, deklaroi Calafiori.
Mungesa e tij ndaj Zvicrës do të jetë një dhimbje koke. Ai ka parë dy kartonë të verdhë në tre ndeshje, është i suspenduar.
Ndërkohë, gjysma e Evropës telefonon zyrat e Dall’Aras për të nënshkruar me të. Juventusi dukej se e kishte në dorë, por tani nuk duket më aq i sigurt, pasi për lojtarin po shfaqen gjithnjë e më shumë klube që duan ta marrin.
Dhe çmimi, natyrisht, nuk ndalon së rrituri. /Telegrafi/