Site icon Telegrafi

Rezultatet preliminare nga KQZ: Fitues Gani Dreshaj me 50.1%

Qytetarët e komunës së Istogut, për të tretën herë sot kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës për të zgjedhur kryetarin e tyre.

Deri sa në orën 19:00 janë mbyllur të gjitha vendvotimet, KQZ tashmë ka filluar numërimin e votave dhe publikimin e rezultateve preliminare.

Tashmë ka përfunduar 100% procesimi i vendvotimeve, dhe nga kjo Gani Dreshaj i AAK-së ka dalë fitues me 10 mijë e 241 vota apo 50.1% kurse Haki Ruogva i LDK-së ka marrë 10 mijë e 189 vota apo 49.9%.

Vlen të theksohet se gjatë tërë kohës ka qenë një rezultat i ngushtë në mes të dy kandidatëve, po ashtu për një moment kemi pasur barazim të votave në mes të dy kandidatëve gjatë numërimit të votave. /Telegrafi/

 

Exit mobile version