Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet e para për Komunën e Haraçinës.
Nga 3 vendvotime të numëruar nga gjithsej 13, Ridvan Ibraimi ka 50.42% të votave ose 606 vota, ndërsa Milikije Halimi nga LSDM ka 48.42% të votave ose 582 vota.
Përndryshe, në rrethin e dytë të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut dalja ka qenë 48,88%, apo 633.146 qytetarë nga 1.335.556 qytetarë që kanë mundur të votojnë në komunat ku është votuar për rreth të dytë. /Telegrafi/