Në një veprim të papritur, Rezerva Federale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ulur normat e interesit nga një pikë në gjysmë pikë përqindje si një përpjekje për të mbështetur ekonominë dhe për të parandaluar një recesion botëror, përkatësisht nga ndikimi i përhapjes së Coronavirusit.
Nga ana tjetër Banka Botërore ka njoftuar se do të jep 12 miliardë dollarë për të ndihmuar vendet e prekura nga virusi, i të cilat kanë marrë një goditje ekonomike në disa sektorë, si anulimi i udhëtimeve ajrore, turizmin si dhe industri të tjera që kanë lidhje me zinxhirët e furnizimit duke kërcënuar perspektivën e rritjes ekonomike botërore.
“Bazat e ekonomisë amerikane mbeten të forta. Megjithatë, Coronavirusi paraqet rrezik për aktivitetin ekonomik”, deklaroi shefi i Rezervës Federale, Jerome Powell.
Kjo ishte ulja e parë e normës së Rezervës që nga viti i kaluar, kur uli normën e saj kryesore afatshkurtër tre herë. Gjithashtu është hera e parë që banka qendrore ka ulur normën e saj kryesore që nga kriza financiare e vitit 2008 dhe ulja e normës më të madhe që nga atëherë.
Mesataret e tregut të aksioneve që kishin rënë ndjeshëm pas përhapjes së virusit, hynë gati 700 pikë në territorin pozitiv pas njoftimit të Rezerva Federale. /Telegrafi/