Sipas analistëve të anketuar nga Reuters, lufta tregtare me Kinën ka afruar recesionin e radhës në Shtetet e Bashkuara, të cilët presin që Rezerva Federale të ulë normën bazë të interesit përsëri gjatë muajit shtator.
Pavarësisht pritshmërive për stimuj monetarë, analistët e anketuar vlerësuan një shans prej 45 për qind që ekonomia amerikane të zhytet në recesion në dy vitet e ardhshme.
Javën e kaluar, presidenti Donald Trump tha se do të vendosë tarifa në 10 për qind ndaj 300 miliardë dollarë mallrave kinezë duke nisur nga data 1 shtator dhe etiketoi kinën si një manipulues të valutës.
“Three more Central Banks cut rates.” Our problem is not China – We are stronger than ever, money is pouring into the U.S. while China is losing companies by the thousands to other countries, and their currency is under siege – Our problem is a Federal Reserve that is too…..
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) August 7, 2019
….terrible thing to watch, especially when things could be taken care of sooo easily. We will WIN anyway, but it would be much easier if the Fed understood, which they don’t, that we are competing against other countries, all of whom want to do well at our expense!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) August 7, 2019
Pekini paralajmëroi se kjo lëvizje mund të shkaktojë kaos në tregjet financiarë ndërkombëtarë dhe të parandalojë rimëkëmbjen ekonomike botërore.
Thuajse 70 për qind e ekonomistëve të anketuar bënë të ditur se zhvillimet e fundit kanë afruar recesionin e radhës së SHBA-së.
Rezerva Federale pritet të ulë normën bazë të interesit në muajin shtator në 1.75 për qind deri 2 për qind, ndërkohë që treguesi mbi inflacionin nuk po tregon rritje drejt nivelit objektiv. /Telegrafi/