Roma ka fituar garën me Juventusin për mbrojtësin amerikan Bryan Reynolds.
Mbrojtësi i talentuar ishte objektiv i disa skuadrave evropiane si Roma, Juventus, Club Brugge, Monaco e Lyon.
Por Giallorosët ishin skuadra që insistuan më shumë dhe kanë arritur transferimin e tij.
Mediat italiane kanë raportuar se amerikani do të flutojë për në Romë ditën e diel ku do të zyrtarizohet si futbollist i ri i Giallorosëve.
19-vjeçari që ka shkëlqyer deri më tani në MLS me Dallasin do t’i kushtojë 7,5 milionë euro Romës.
Mbrojtësi i djathtë do të luftojë për një vend titullari tek kryeqytetasit me holandezin Rick Karsdorp.
Me të arritur në Itali, ai pritet t’i bëjë vizitat mjekësore para zyrtarizimit si futbollist i ri i Romës. /Telegrafi/