Site icon Telegrafi

Me revole u fut në kishë gjatë meshës, tentoi të qëllonte pastorin – kamerat filmuan sulmin në Pennsylvania

Mesha në një kishë në Pennsylvania u ndërpre të dielën, pasi një burrë ia drejtoi revolen pastorit dhe u përpoq ta qëllonte gjatë predikimit të tij.

Incidenti ka ndodhur në kishën Jesus’ Dëelling në veri të Braddock të Pennsylvania, ka njoftuar policia e atjeshme, transmeton Telegrafi.

Sulmuesi që u identifikua nga policia amerikan si Bernard Junior Polite, 26-vjeç, ishte futur në kishë me qëllim që të qëllonte pastorin Glenn Germany derisa mesha po transmetohej direkt në rrjetet sociale.

I dyshuari dështoi të shkrep ndonjë plumb, kurse personat tjerë që gjendeshin në kishë arritën të çarmatosin të dyshuarin dhe për fat të mirë nuk është lënduar askush.

“I jam falënderues Zotit që ende jam këtu, sepse ai vërtetë deshi ta tërheq këmbëzën e revoles”, tha pastori për ABC News. /Telegrafi/

Exit mobile version