Can Yaman është një ndër aktorët më të suksesshëm të momentit në shtetin turk.
Artisti muaj më parë ka pranuar se prindërit i ka shqiptarë, e cila gjë e bënë të ndihet krenar dhe se ka probleme ta thotë para mediave.
Por, zeshkani së fundi në kategorinë e meshkujve është shpallur edhe si aktori më i mirë në botë sa i përket roleve në seriale.
Kështu së paku raporton gazeta e mirënjohur amerikane e botës së shoubizit, “E! News”, e cila e ka rendit në pozitën e parë 29-vjeçarin që aktualisht jeton në Stamboll.
Theksojmë se ai u bë tejet i njohur te publiku edhe me rolin në hit serialin që transmetohen në kanalin Star, “Erkenci Kus”, i cili ka bërë për vete edhe publikun shqiptar.
Ndryshe, Yaman pos aktrimit me profesion është jurist, ku studimet i ka kryer në vitin 2012, por që aktualisht nuk e ushtron këtë profesion. /Telegrafi/