Kanë mjaftuar vetëm pak minuta reshje shiu që disa prej rrugëve kryesore të qytetit të Vlorës të përmbyten.
Mësohet se deri më tani problematike nga vërshimi i ujit janë rruga “Gjergj Araniti”, rruga “Kosova”, pranë universitetit të Vlorës si dhe zona pranë bibliotekes “Shefaqe Musarai”. Deri më tani zona e “Albano dhe Rominës” nuk ka shfaqur probleme.
Intensiteti i reshjeve të shiut është në rënie, por parashikohet që në orët në vijim të kemi të tjera reshje me intensitet të lartë.
Kujtojmë se pak javë më parë, pjesa më e madhe e qytetit të Vorës u pushtua nga uji, pas reshjeve të shiut me intensitet të lartë, që shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale për qytetarët. /Telegrafi/