Site icon Telegrafi

Reshjet e borës, policia apelon te shoferët për kujdes gjatë vozitjes

Policia e Kosovës kërkon nga pjesëmarrësit në trafik që të jenë të kujdesshëm, duke pasur parasysh vështirësitë që janë shkaktuar në qarkullim si pasoje e borës që po bie dhe ngricave.

Në apelin e Policisë thuhet se rekomandohet kujdes maksimal nga shoferët dhe vozitjen t’ia përshtatin kushteve në rrugë.

“Referuar reshjeve të borës dhe paraqitjes së ngricave nëpër rrugë, krijohet vështirësi në trafikun rrugor dhe rrugët potencialisht bëhen më të vështira për ngasje të automjeteve, prandaj Policia e Kosovës vazhdon të kërkojë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që drejtimin e automjetit ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilentë”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Policia thotë se kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik, veçanërisht drejtuesve të automjeteve është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet.

“Policia e Kosovës me njësitet e saj po ndërmerr dhe do të ndërmerr masa ndaj atyre që bien ndesh me ligjin, me të vetmin qëllim reduktimin e aksidenteve dhe krijimin e sigurisë në trafik”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version