Telegrafi

Reshje shiu e breshëri në Fushë Kosovë

Pas temperaturave të larta, aktualisht në disa qytete të Kosovës kanë filluar të bien reshje shiu të përziera me breshër.

Një situatë e tillë po mbizotron në Fushë Kosovë, ku nga pamjet e publikuara shihet se breshër i madh është duke rënë në këtë qytet.

Meteorologët kanë paraparë që sot mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, pritet vranësirat të marrin karakter zhvillimi, duke sjellur rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i jugut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 17-65 km/h. /Telegrafi/