Site icon Telegrafi

Republikania dëshiron t’ia ndalojë përfaqësueses transgjinore të përdorë tualetin e grave

Një republikane e Dhomës së Përfaqësuesve po bën presion për të ndaluar gratë transgjinore nga tualetet e grave në Kapitolin e SHBA, dy javë pasi u shkrua historia me zgjedhjen e personit të parë transgjinor të Amerikës në Kongres.

Përfaqësuesja e Karolinës së Jugut, Nancy Mace, prezantoi të hënën një rezolutë për të ndryshuar rregullat e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së më pak se dy muaj përpara se përfaqësuesja e zgjedhur demokrate Sarah McBride, një senatore e shtetit Delaware, të betohet në janar.

“Sarah McBride është një burrë biologjik,” u tha gazetarëve të hënën republikania e Karolinës së Jugut, duke shtuar se ligjvënësja “nuk i përket hapësirave të grave, tualeteve të grave e  dhomave të zhveshjes”, transmeton Telegrafi.

Të hënën, McBride shkroi në një përgjigje të dukshme në X se “çdo ditë amerikanët shkojnë në punë me njerëz që kanë udhëtime jetësore të ndryshme dhe angazhohen me ta me respekt, shpresoj se anëtarët e Kongresit mund të kenë të njëjtën mirësi”.

Kongresistja e zgjedhur vazhdoi në një postim tjetër: “Kjo është një përpjekje e hapur nga ekstremistët e krahut të djathtë për të shpërqendruar nga fakti se ata nuk kanë zgjidhje reale për atë që po përballen amerikanët”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version