Gjatë vitit 2017 u bë e ditur se dyshja e famshme Robert De Niro dhe Al Pacino janë bërë bashkë për filmin “The Irishman”, i cili pritet të publikohet këtë vit.
E pjesë e këtij filmi pritet të jetë edhe një shqiptar!
Bëhet fjalë për reperin e njohur amerikan me prejardhje shqiptare, Action Bronson, i cili i është bashkuar kastit të aktorëve.
Këtë gjë e ka konfirmuar vet ai përmes një fotografia të publikuar në rrjetin social Instagram, ku shfaqet krah De Niros.
Roli i tij në këtë film ende nuk është qartësuar, megjithatë ai do të jetë pjesë e filmit.
Bronson është një reperi mjaft i njohur në Shtetete e Bashkuara të Amerikës. “Blue Chips 7000” është një prej albumeve të tij më të suksesshme, i cili u rendit edhe në top 25 e listës botërore të ‘Billboard’.
“The Irishman është i bazuar në librin “I Hear You Paint Houses” të Charles Brandt, dhe do të jetë i gatshëm për publikun këtë vit.
Pjesë e këtij filmi do të jetë edhe aktori tjetër i njohru shqiptar, Marko Caka. /Telegrafi/