Në prag të sezonit dimëror, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka kërkuar nga konsumatorët që t’i izolojnë ujëmatësit.
Sipas KRU-së, përgjegjës për mbrojtjen ujëmatësve dhe tubave të ujit janë vetë konsumatorët.
“Tani kur ndodhemi në prag të rënies së temperaturave sezoni vjeshtë/dimër, jeni të lutur që paraprakisht të keni kujdes të shtuar në mirëmbajtjen e ujëmatësve. Tubacionet/instalimet brenda pronës tuaj përfshirë këtu edhe ujëmatësit mund të ngrihen nga fillimi i motit me temperatura të ulëta, nëse ata janë të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj kushteve të motit. Andaj, kujdes në izolimin e tyre”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
“Ju jeni përgjegjës për mbrojtjen ujëmatësve dhe tubave të ujit (të brendshëm ose të jashtëm/në pronën tuaj)”, përfundon Hidrodrini. /Telegrafi/