Site icon Telegrafi

RENEA kontrolle në Dobraç të Shkodrës, merret në pyetje Safet Bajri

Forcat speciale RENEA kanë kryer kontrolle në Dobraç të Shkodrës mëngjesin e kësaj të marte. Dyshohet se nga ky aksion i RENEA-s të jenë kryer kontrolle në banesat e familjes Bajri.

Sipas burimeve të pakonfirmuara pas kontrolleve aty është shoqëruar për tu marrë në pyetje Safet Bajri.

Kontrollet e zhvilluara nga këto forca speciale qëndrojnë lidhur me masakrën e Dobraçit ku u vranë 4 persona, mes tyre 2 të pafajshëm.

Më 30 tetor 2024 në zonën e Dobraçit persona ende të paidentifikuar qëlluan nga një makinë drejt makinës, tip Benz S-Class, ku po udhëtonte Hamza Lici dhe Arlind Bushati dhe një person i tretë.

Nga të shtënat makina që drejtohej nga Hamza Lici, 23 vjeç humbi kontrollin dhe përplasi motorin ku udhëtonin dy qytetarë të pafajshëm, çifti Flutura dhe Bashkim Basha të cilët humbën jetën.

Ndërsa Arlind Bushati humbi jetën, po atë ditë pak orë më pas në spital. /Telegrafi/

Exit mobile version