Stinori pranveror të BKT Superligën e Kosovës filloi mjaftë furishëm, me disa nga skuadrat që morën fitore të mëdha në kuadër të javës së 19-të.
Drita ishte e pamëshirshme ndaj Feronikelit që luajti me lojtarë të rinj, duke u shënuar plotë shtatë gola (7-0) dhe njëherit fitorja më e thellë deri më tani në këtë edicion.
Përballje më e ashpër ishte ajo në mes të Drenicës dhe Gjilanit, pasi takimi përfundoi 1-1.
Një befasi tjetër që u shënua në këtë xhiro ishte edhe fitorja e Malishevës ndaj Prishtinës, pasi ia dolën të fitonin 2-1.
Fitore të rëndësishme në garë për titull ka marrë edhe Ballkani që në shtëpi ia doli të merrte fitore bindëse përball Dukagjinit, 4-1.
Një triumf më të lehtë ishte edhe për Llapin, që e mposhti Ulpianën me shifrat 2-0, në stadiumin “Zahir Pajaziti” të rinovuar.
Më poshtë mund t’i shikoni rezultatet e të gjitha takimeve dhe renditjen tabelare pas javës së 19-të. /Telegrafi/