Site icon Telegrafi

Rëndësia e furnizimit të ushtrisë me prodhime vendore, takohen ministri Mehaj dhe kryetari i Dhomës së Tregtisë

Përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë në kuadër të vizitave me institucionet e nivelit lokal si dhe atij qendror, zhvilloi takimin e radhës me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë, Skënder Krasniqi, me këtë rast tregoi gatishmërinë për të ofruar ndihmën dhe kontributin e nevojshëm për pjesëtarët e Ushtrisë së Kosovës.

Sipas njoftimit për media ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj theksoi se gjatë ditëve në vijim presin që kësaj iniciative që ka për qëllim ngritjen e mirëqenies së ushtarakëve t’i bashkohen edhe shumë biznese të tjera.

Gjatë këtij takimi, Dhoma e Tregtisë theksoi rëndësinë e furnizimit të ushtrisë me prodhime vendore duke përfshirë ushqime dhe veshmbathje, si dhe investimet në rritjen e kapaciteteve aktuale brenda vendit në drejtimet që shihen me interes për prodhim për nevoja të ushtrisë.

Pjesë e delegacionit nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ishte edhe nënkryetari i Bordit, Arsim Selmonmusaj dhe pronari i kompanisë Fatmir Zymberi nga KFC. /Telegrafi/

Exit mobile version