Site icon Telegrafi

Renato Sanchesin e pret dënim i rëndë, ia ngriti gishtin e mesit tifozëve kundërshtarë

Olympique Marseille dhe Lille janë përballur në derbin e xhiros së 21-të në Ligue 1.

Ka qenë një takim shumë interesant dhe me shumë emocione.

Por krejt në fund të ndeshjes, mesfushori i Lille, Renato Sanches ka bërë një gjest aspak të mirë ndaj tifozëve vendas të Marseille.

Mesfushori portugez u zëvendësua në minutën e 92-të dhe duke shkuar në bankën rezervë tifozët vendas filluan ta ofendonin dhe të talleshin me të.

Sanches nuk i priti fare mirë ofendimet e tifozëve vendas dhe ua ngriti gishtin e mesëm.

Gjesti i portugezit është kapur nga kamerat e ndeshjes dhe atë e pret një dënim nga Federata e Futbollit të Francës.

Dënimi i shokut të ri të Edon Zhegrovës te Lille pritet të jetë nga dy deri në pesë ndeshje. /Telegrafi/

Exit mobile version