Site icon Telegrafi

Rektori Hajrizi nderohet me Pllakën e Artë të Universitetit “Nova univerza” në Lubjanë të Sllovenisë

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi është nderuar me Pllakën e Artë të Universitetit “Nova univerza” në Lubjanë të Sllovenisë.

Ai është nderuar me këtë çmim për kontributin e jashtëzakonshëm në zhvillimin e punës shkencore, pedagogjike dhe edukativo-arsimore të universitetit dhe në rritje e reputacionit të tij.

“Rektori Hajrizi është shquar si një udhëheqës vizionar i një institucioni lider siç është UBT në arsimit e lartë në Kosovë dhe rajon, duke ndihmuar në krijimin e një mjedisi të stimulueshëm për zhvillimin e njohurive dhe inovacionit”, thuhet në njoftim.

Ceremonia e ndarjes së Pllakës së Artë në Lubjanë ka qenë një moment i rëndësishëm për arritjet e Rektorit Hajrizi në arenën ndërkombëtare, si dhe në krijimin e partneriteteve institucionale duke i mundësuar të rinjve hapësira të reja veprimi në botën akademike. /Telegrafi/

Exit mobile version